Një total prej 4,826 punonjësve të kujdesit shëndetësor në Itali janë infektuar nga koronavirusi i ri, sipas informacionit të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në Itali (ISS).
Kjo do të thotë se rreth 9% e të infektuarve në të gjithë vendin nga Covid-19 janë punëtorë të kujdesit shëndetësor shkruan CNN transmeton Gazeta Shneta.
Federata Kombëtare e Kirurgëve dhe Stomatologëve në Itali po boton një proces verbal të mjekëve që kanë qenë të infektuar dhe kanë vdekur nga Covid-19 që nga fillimi i shpërthimit me këtë virus.
Kjo përmbajtje rendit 18 mjekë që kanë ndërruar jetë që nga 11 mars, ku prej tyre 15 janë nga Lombardia, rajoni më i goditur dhe epiqendra e shpërthimit të Italisë. /Gazeta Shneta/