Ministria e Shëndetësisë në rrjetin social Facebook ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë edhe një pacient tjetër nga koronavirusi.
Viktima F.H nga komuna e Vushtrrisë, 71 vjeçare, kishte qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në spital dhe kishte pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, transmeton Gazeta Shneta.
Gjithsej numri i viktimave në Kosovë ka shkuar në 11.
Postimi i plotë:
Njoftim nga Klinika Infektive
Prishtinë, 16 prill 2020
Klinika Infektive ka njoftuar se sot, më 16 prill 2020, në orët e pasdites në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacienti F.H.(1949) nga Komuna e Vushtrrisë.
Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 05.04.2020, e referuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Vushtrrisë.
Pacientja ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Kjo është vdekja e njëmbëdhjetë e pacientëve me Covid-19 në Kosovë.