Në Kinë, rreth 14% e pacientëve me koronavirus të rikuperuar tashmë kanë rezultuar përsëri pozitiv, sipas ekspertëve mjekësorë.
Hulumtimet treguan se afërsisht 3 deri në 14 përqind e pacientëve të shëruar më parë nga virusi janë diagnostifikuar edhe një herë, transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët kanë frikë se Kina është në rrezik të përballet me një valë të dytë shpërthimi. Numri i personave që nuk tregojnë simptoma besohet se e vënë në rrezik edhe një herë vendin.
Asi zyrtarisht në Kinë kanë larguar masat mbrojtëse, miliona banor të Hubei, qendra e pandemisë, lejohen të largohen nga krahina. Për më tepër, mjekët në një spital të Wuhan kanë zbuluar se pesë nga 145 pacientët në një studim rezultuan përsëri pozitivisht pas shërimit.
Mjekët në Wuhan arritën në konkludime se peronat e infektuar atje nuk shfaqnin simptoma. Sidoqoftë, ata nuk gjetën prova se këta persona po e shpërndajnë virusin pasiqë rezultuan familjarët e tyre rezultuan negativ.
Ky zbulim tronditës krijon komplikime masive në stategjitë që tashmë përdoren nga vendet për t’u mbrojtur nga virusi.
Që nga 25 marsi, Kina kishte larguar 74.051 pacient nga spitalet. Kjo është mbi 90% e rasteve të saj të infektuara. Aktualisht, shkencëtarët nuk janë në gjendje të bien dakord se çfarë roli ka transmetimi asimptomatik në përhapjen e koronavirusit. /GazetaShneta/




