Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkarkohet këshilltari i Bordit të vjetër të SHSKUK-së, Ramadan Sejdiu

Lajme 18/04/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përbërja e vjetër e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar në krye me Prof. Naser Ramadanin, kishte emëruar Ramadan Sejdiun në cilësinë e këshilltarit të Bordit.

Por i njëjti është shkarkuar nga përbërja e re e Bordit të SHSKUK-së, pasi pozitën e tij e ka sqaruar zyra ligjore e këtij institucioni, shkruan Gazeta Shneta.

SHSKUK në një përgjigje për Gazetën, shkarkimin e Sejdiut, e ka konsideruar si skadim të kontratës. “Këshilltarit të Bordit të kaluar, i ka skaduar kontrata me përfundimin e punës së Bordit të kaluar. Pra, ai ka qenë i angazhuar për aq kohë sa ka qenë Bordi i kaluar”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

Për emërimin e Sejdiut Gazeta Shneta ka raportuar disa muaj më parë, ndonëse Bordi dhe menaxhmenti i SHSKUK-së nuk patën dhënë sqarime në lidhje me arsyet e këtij emërimi.

Kujtojmë se Sejdiu ka qenë i arrestuar nga policia në Japoni nën akuzën për ngacmim seksual në vitin 2015, por i njëjti më pas ishte liruar nga akuza.

Pas kthimit në Prishtinë, Sejdiu kishte folur vet publikisht për këtë rast duke mohuar rastin. “Pas një hetimi nga investiguesit shumë profesional dhe me mjete të sofistikuara, më në fund, me 19 Shtator u konstatua se denoncimi ishte i pabazë dhe i inskenuar për qellime të caktuara dhe nuk kishte fakte mbi ngacmimin seksual, andaj Prokurori Publik e ndërpreu arrestimin pa pasur nevojë të shkohet në gjykatë”, pati deklaruar ai. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNHS kërkon nga mjekët dhe infermierët të punojnë pa veshje mbrojtëse
Artikulli i rradhës Operatori njofton për dorëzimin e 2 mijë testeve për Covid-19 në Institutin Kombëtar

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.