Jenny Marr nga Dallas lindi katërnjak identike, duke mposhtur shanset jashtëzakonisht të vogla që vlerësohet të jenë rreth 1 në 15 milion.
35-vjeçarja Jenny dhe burri Chris mirëpritën katër djemtë e tyre në muajin Mars shkruan Metro, transmeton GazetaShneta.
Nëna lindi katërnjakët me prerje cezariane brenda tre minutave. Harrison u tregua i pari, i ndjekur nga Hardy, Henry, Hudson.
Xheni bëri shaka: ‘Oh zot, ne nuk mund t’i ndajmë veçmas, është kaq e vështirë. Unë në fakt i rreshtova ata për një foto dhe i tregova Chris dhe thashë “cili është cili?”.
Ndoshta pjesa më e çuditshme është se as Xheni dhe Chris nuk kanë një histori të katërnjakëve në familjen e tyre – gjë që i bënë më të veçantë./GazetaShneta/