Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sëmundjet inflamatore post-Covid-19: Sindromi Kawasaki dhe sindromi i shokut toksik

Lajme 27/05/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një situate misterioze që prek fëmijët dhe se mund të lidhet me COVID-19 është raportuar në disa vende Evropiane dhe Amerikën e Veriut.

Shkruan: Bio.Erisa MUÇA.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) nxori një përmbledhje shkencore duke përshkruar “grupimet e fëmijëve dhe adoleshentëve që kërkojnë pranim në njësinë e reanimacionit me një gjendje inflamatore multisistemik me disa tipare të ngjashme me ato të sëmundjes Kawasaki dhe sindromës së shokut toksik”.

Cilat janë tiparet e sëmundjes Kawasaki dhe sindromi i shokut toksik?

Bakteriet Gram-pozitive S. aureus dhe streptokoket e grupit A (GAS) janë shkaqe të zakonshme të kolonizimit ose infeksionit. Sëmundjet që lidhen me infeksionin S. aureus variojnë nga infeksionet sipërfaqësore të lëkurës, të tilla si skuqje të lëkurës ose puçra të vogla, në një skaj të spektrit deri tek abseset pyogjenike, endokarditi, infeksioni i kockave dhe nyjeve dhe në ekstremin tjetër sindromi i shokut toksik (TSS) . Në mënyrë të ngjashme, infeksioni i GAS është shkaktar i shumë sëmundjeve infektive duke fillur që nga faringjiti deri në sindromën e shokut toksik (TSLS).

NHS England së pari paralajmëroi në prill që disa fëmijë kanë treguar simptoma të sindromës së shokut toksik – e cila është shkaktuar nga bakterie që hyn në trup dhe lëshon toksine të dëmshme – gjithashtu dhe sëmundjen atipike Kawasaki ” ku  parametrat e gjakut kan treguar ngjashmëri me parametrat e gjakut të paraqitura në situatë të rënduar te COVID-19.

Rastet në botë:

Italia:

Të dhënat mjekësore nga spitali Papa Giovanno XXIII treguan se 10 nga 19 raste të sëmundjes Kawasaki në pesë vitet e fundit ishin raportuar midis mesit të shkurtit dhe mesit të prillit.

Artikulli raportoi se tetë nga këto 10 kishin testuar pozitivisht për COVID-19, me dy të tjerët ndoshta mund të ishin negativë të rremë, duke treguar një rritje 30-fish pas shpërthimit të pandemisë koronavirus.

Në Bergamo( Itali) midis 18 shkurtit dhe 20 Prillit, Spitali Papa Giovanni XXIII pranoi 10 fëmijë me sindromë, përfshirë tetë të cilët testuan pozitivisht për antitrupa koronavirus.

Gjatë pesë viteve të fundit, mjekët kishin parë gjithsej vetëm 19 fëmijë me sëmundje Kawasaki.

Mbretëria e Bashkuar:

Ka midis 75 dhe 100 fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar që aktualisht marrin trajtim për sëmundjen Kawasaki.

Në Mbretërinë e Bashkuar, një djalë 14-vjeçar vdiq nga një sëmundje e rrallë (e cila nuk kish qënë prezente në të kaluarën e tij )e lidhur me COVID-19.

Djali ishte një nga tetë rastet e trajtuar në Spitalin e Fëmijëve Evelina London për një periudhë 10-ditore në prill. Ai kaloi gjashtë ditë në departamentin e reanimacionit dhe testoi pozitiv për koronavirusin pas vdekjes së tij.

Sipas një artikulli të mjekëve në Evelina të botuar në The Lancet, spitali kishte parë 20 raste të sëmundjes tek fëmijët që nga java e kaluar, më i ri nga të cilët ishte katër vjeç. Të gjithë fëmijët përveç djalit 14-vjeçar mbijetuan.

Të gjithë fëmijët ishin më parë ne gjendje te mirë,” thuhet në raportin e publikuar ne The Lancet. “Mendojme që kjo pamje klinike të përfaqësojë një fenomen të ri që prek fëmijët te cilet më parë kan qene asimptomatikë me infeksion SARS-CoV-2 (COVID-19) që konsiderohet si një sindromë hiperinflamator me përfshirje multi-organesh kjo e ngjashme me sindromën e shokut të sëmundjes Kawasaki.

Ky fenomen, i cili filloi të shihet në shumë vende të botës, tregon se fëmijët mund të shfaqin një tabllo të ndryshme klinike (ngjitur testit pozitiv të covid 19) ne krahasim me të rriturit duke rënë në kundërshtim me mendimin se fëmijët nuk preken nga covidi 19.

Sidoqoftë me rritjen dhe ndarjen e rasteve klinike dhe hulumtimeve do të jetë e mundur të arrihet në një mendim më të saktë ne lidhje me këtë fenomen. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakLajm i mirë: Foshnjet që u lindën nga nënat e prekura nga COVID-19, rezultojnë negative
Artikulli i rradhës Planifikimi i një udhëtimi përmirëson shëndetin mendor, thonë studiuesit

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.