Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka kumtuar mbi rezultatet e fundit të mostrave të analizuara.
Me datë 03 qershor 2020, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 253 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Poashtu, nga këto testime u tregua se me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 19 raste të reja transmeton Gazeta Shneta.
Ndër të tjera rastet pozitive me më së shumti të prekur nga koronavirusi është komuna e Vushtrrisë me katërmbëdhjetë (14) prej nëntëmbëdhjetëve (19).
”Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Reznik), komuna e Fushë Kosovës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Miradi e poshtme), Komuna e Obiliqit 1 rast (sipas vendbanimit 1 rast Milloshevë), komuna e Podujevës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Bellopojë), komuna e Kamenicës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Rogoçicë) dhe 1 rast me vendbanim në Mitrovicë” – ka njoftuar IKSHPK-ja.
Vlen të theksohet, se numri total i personave të prekur me COVID-19 deri më sot arrin shifrën 1.142.
Ndërsa kemi dhe pacientë të shëruar, ku vetëm sot janë të lajmëruar plus 24 pacientë të shëruar duke dërguar numri në gjithsej 871. /Gazeta Shneta/




