Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Norvegjia do ta furnizojë Kosovën me disa respiratorë

Lajme 08/06/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shteti i Norvegjisë pritet ta furnizojë Kosovën me disa respiratorë, për përballimin e situatës me koronavirus Covid-19.

Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi që kanë pasur ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj me ambasadorin norvegjez Jens Erik Grendahl, transmeton Gazeta Shneta.

Njoftimi i plotë:

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, z. Jens Erik Grendahl, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin midis dy shteteve në përgjigjen ndaj pandemisë Covid-19.

Ministri Zemaj e ka njoftuar Ambasadorin Grandahl për masat e Qeverisë në menaxhimin e kësaj faze te pandemisë dhe ka shprehur falënderimin e tij për kontributin që populli i Norvegjisë i ka dhënë Kosovës për ballafaqim me Covid-19.

Ai e ka informuar Ambasadorin për aktivitetet e ndërmarra në tërë territorin e Kosovës me qëllim të tejkalimit të situatës rreth pandemisë. Ambasadori Grandahl e ka njoftuar Ministrin Zemaj se në kuadër të ndihmave që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në ballafaqim me pandeminë, gjatë kësaj jave pritet që në Kosovë të arrijnë një numër respiratorësh me të cilët ky shtet do ta ndihmojë Kosovën në fuqizimin e kapaciteteve kundër Covid-19.

Bashkëbiseduesit në këtë takim kanë shprehur përkushtimin që të vazhdojnë bashkëpunimin ndërkohë që qytetarëve u kanë bërë thirrje që të zbatojnë masat e ndërmarra, në veçanti bartjen e maskave, ruajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e higjienës personale e kolektive si mënyrë për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Artikulli paraprakInfermierët kërkojnë dyfishimin e kujdestarisë: Mos të na quajnë heronj, por të na plotësojnë kërkesat
Artikulli i rradhës Shenjat e hershme të shtatzanisë që mund të tregojnë nëse jeni shtatzënë, madje edhe para ciklit menstrual

Ju sugjerojmë

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec

23/06/2026 Lajme

Dy fëmijë humbin jetën brenda një veture gjatë valës së të nxehtit në Francë

23/06/2026 Lajme

Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu

23/06/2026 Lajme

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

22/06/2026 Lajme

BE kërkon hetim urgjent për ndikimin e politikës së Trump mbi çmimet e barnave

22/06/2026 Lajme

Çdo i katërti kosovar beson se politika po e ngadalëson rrugën drejt BE-së

22/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.