Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndahet nga jeta Prof.dr.sci. Ahsene Agai, njofton OMK-ja

Lajme 08/07/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë Prof. dr. sci. Ahsene Agai (Luci).

Dr.Agai ishte mjeke, histologe, embriologe, doktoreshë e shkencave të mjekësisë, profesoreshë universitare, njëherazi themeluese e Institutit të Histologjisë dhe Embriologjisë të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë transmeton Gazeta Shneta.

Njoftimi i plotë nga OMK:

Ndahet nga jeta Prof.dr.sci. Ahsene Agai (Luci)

Dr.Agai ishte mjeke, histologe, embriologe, doktoreshë e shkencave të mjekësisë, profesoreshë universitare. Themeluese e Institutit të Histologjisë dhe Embriologjisë të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.

Lindi më 1940 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu qytetin e lindjes në Pejë. Fillimisht regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Beogradit, për ti vijuar pastaj studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup ku edhe u diplomua në vitin 1970. Pas diplomimit punësohet mjeke në Prishtinë dhe ishte ndër mjeket e rralla shqiptare jo vetëm në Prishtinë por edhe në Kosovë. Specializimin e kreu në Beograd. Dr. Ahsene Agai më 1972, zgjidhet asistente e lëndës Histologji me Embriologji në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Së bashku me profesorët nga Tirana Prof. Skender Çiçon dhe Prof. Bardhi Çako kanë merita të mëdha për ngritjen e lëndës së Histologjisë me Embriologji në gjuhën shqipe. Dr. Agai, tezën e disertacionit të doktoratës me titull: “Konstatimi citologjik i sputumit te personat që jetojnë në meset me shkallë të ndryshme të ndotjes së ajrit” e mbrojti në Universitetin e Prishtinë në vitin 1980, ku i arriti të gjitha thirrjet akademike prej asistentes e deri në profesor ordinar i lëndës Histologjia me Embriologji. Prof. Agai, ka merita të mëdha në ngritjen e Institutit të Histologjisë por edhe të kuadrit mjekësor, profesional dhe shkencor të këtij institucioni.

Profesoresha Ahsene, ishte doktoresha e parë e shkencave të Histologjisë dhe profesoresha e parë e Histologjisë kosovare, pedagoge e shquar dhe emër i ndritur i shkencave mjekësore të histologji embriologjisë të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë e më gjerë. Për Kosovën, dhe mjekët që patën fatin t’ua mësojë artin e Histologjisë, do të jetë pjesë e kujtesës së pashlyeshme, si pedagoge e çmuar që ka dhënë mësim në Shkollën Mjekësore të Kosovës në karrierën e saj të bujshme prej vitit 1972 e deri në vitin 2006 kur ajo pensionohet.

Ka marrë pjesë në shumë kongrese e simpoziume dhe ka botuar një numër të konsiderueshëm të punimeve si autore dhe koautore.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj.

Artikulli paraprakDr. Fauci tregon mbi mundësinë e zhvillimit të vaksinës Covid-19 deri në fund të vitit  
Artikulli i rradhës Tetë engjuj vijnë në jetë në Spitalin Lindja

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.