Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Skandal: Mbrëmë pati ndërprerje të rrymës në Klinikën Infektive në QKUK

Lajme 30/07/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mbrëmë pasmesnatës ka pasur ndërprerje të rrymës në Klinikën Infektive në QKUK, por fatmirësisht nuk ka pasur pasoja tek pacientët

Gazeta Shneta ka mësuar nga burime se rryma është ndalë pas orës 12:00 të natës dhe ka zgjatur për rreth 30 minuta. Rryma është ndalur edhe në njësinë intensive janë duke u trajtuar tre pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë.

Fatmirësisht ndërprerja e rrymës nuk ka shkaktuar pasoja tek pacientët dhe as komplikim të gjendjes së tyre, fal ndërhyrjes së shpejt të stafit që ka arritur ta menaxhojë situatën.

Lajmin se ka pasur ndërprerje të rrymës e ka konfirmuar edhe menaxhmenti i SHSKUK-së. “Mund të ju konfirmojmë se ka pasur një ndërprerje të rrymës, por pa pasoja tek pacientët që gjenden në klinikë. Menjëherë janë aktivizuar shërbimet teknike”, kanë deklaruar nga SHSKUK.

Gazeta ka mësuar se stafi i klinikës infektive është tronditur nga kjo situatë nga frika se mund të përsëritet nata e 5 korrikut kur ndërruan jetë 4 pacientë në rrethana të dyshimta. Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar gjithsej 108 pacientë prej të cilëve 5 me CPAP dhe 52 me oksigjenoterapi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNdryshimet shqetësuse tek gratë shtatzëna që manifestohen në tremujorin e dytë
Artikulli i rradhës Skanimet me CT gjejnë koronavirusin në mushkëri të një gruaje të shëndetshme 30 vjeçe, pa simptoma

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.