Se cilat janë ngjarjet e fundit nga bota në lidhje me covid-19, mund të kuptoni më poshtë.
OBSH: Shefi i OBSH-së, konfirmon se janë më shumë se 26,000 raste ditore në Evropë që nga koha e lehtësimit të masave, shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.Vetëm gjatë javës së parë të gushtit janë regjistruar 40,000.
Francë: Mbajtja e maskave po planifikohet të bëhet e detyrueshme në mjediset e brendshme të punës, kjo si pasojë e rritjes së rasteve.

Gjermani: Shënohen 1,707 raste të reja në Gjermani në 24 orët e fundit, që shënoi numrin më të madh të infeksioneve që nga fundi i muajit prill.
Suedia: Që nga janari e deri në qershor vendi ka shënuar 4,500 viktima si pasojë e virusit korona.Kjo pasi shteti ka ndjekur një strategji tjetër kundër pandemisë Covid-19 duke mos vendosur asnjë masë kufizuese.

SHBA: Konfirmohen më shumë se 46,000 raste të reja dhe 1,356 viktima si pasojë e virusit korona në Shtetet e Bashkuara sipas Universitetit Johns Hopkins.SHBA ka tashmë mbi 5.5 milionë raste që nga fillimi i pandemisë.
Kinë: Zyrtarët shëndetësor në Kinë kanë njoftuar se në katër muajt e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e virusit.Rasti i fundit i raportuar ishte më 14 prill.

Koreja e Jugut: Konfirmohen 276 raste të reja në Korenë e Jugut./GazetaShneta/




