Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ilir Tolaj vazhdon ta sfidojë Institutin Kombëtar: Maskat të panevojshme në ambiente të hapura

Lajme 24/08/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Infektologu Ilir Tolaj po vazhdon ta sfidojë Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, duke deklaruar kësaj radhe se mbajtja e maskave në ambiente të hapura është e panevojshme.

Tolaj në një shkrim të publikuar në media thotë se masat që po ndërmerren nga Kosova janë kundërthënëse dhe të panevojshme. Sipas tij, një prej këtyre masave është edhe vendosja e detyruar e maskave në ambient të hapur, shkruan Gazeta Shneta.

“Nuk ka asnjë arsye as shkencore e as logjike, t’i detyrosh njerëzit që janë duke ecur rrugës që ta bartin maskën, ndërsa ata që janë ulur në terasën e kafeterive përskaj rrugës të jenë krejtësisht pa maskë. Madje edhe nëse teorikisht kjo masë në këtë mënyrë mund të parandalojë të infektuarit e ndonjë personi, në jetën reale kjo gjë është e papërfillshme”, ka shkruar Tolaj.

Ai thotë se maska duhet të bartet aty ku ka dendësi popullate, ku distanca sociale nuk është e mundur të mbahet.

Lexoni shkrimin e tij të plotë:

Prof. Asoc. Dr. Ilir Q. Tolaj

Maskat janë bërë shenjë njohëse dhe temë diskutimi kudo në botë në ditët e sotme. Vendet të cilat i kanë shterur idetë dhe mundësitë që me masa e mënyra tjera të ndikojnë në ecurinë e pandemisë Covid 19, kthehen sërish tek maska, si masë mbrojtëse nga infeksioni. Edhe autoritetet në Kosovë po e bëjnë të njëjtën gjë. Por në këtë përpjekje për të pasur rezultate të shpejta, që Kosova mos të konsiderohet delja e zezë e Evropës, masat e rekomanduara janë kundërthënëse e edhe të panevojshme.

Masa e bartjes së detyruar të maskës në ambient të hapur, është njëra prej tyre. Nuk ka asnjë arsye as shkencore e as logjike, t’i detyrosh njerëzit që janë duke ecur rrugës që ta bartin maskën, ndërsa ata që janë ulur në terasën e kafeterive përskaj rrugës të jenë krejtësisht pa maskë. Madje edhe nëse teorikisht kjo masë në këtë mënyrë mund të parandalojë të infektuarit e ndonjë personi, në jetën reale kjo gjë është e papërfillshme. Sepse, numri më i madh i infeksioneve me Covid-19 po ndodh brenda familjeve, apo pas kontakteve intensive me të infektuarit jashtë familjeve. E rruga nuk paraqet një situatë të tillë.

Maska duhet të bartet aty ku ka dendësi popullate, ku distanca sociale nuk është e mundur të mbahet. Dhe kjo nuk është situata me ambientin e hapur, rrugët e qytetit; ashtu siç nuk është rasti as me të ulurit në tavolinat e kafeterive dhe restoraneve të vendosura në ambientin e hapur, ku edhe ashtu askush nuk po bartë maskë.

Masa e bartjes së detyruar të maskës duhet të kërkohet për ambientet e mbyllura, çfarëdo qofshin ato, dhe kryesisht nëse qëndrimi në këto hapësira të mbyllura është më i gjatë se 15 minuta. Në të kundërtën, masa e humb kuptimin dhe prodhon efekt të refuzimit të po kësaj mase e edhe të masave të tjera. Masat duhet të jenë të balancuara dhe të arsyeshme, e jo aso që e vështirësojnë pa nevojë jetën më shumë se vet pandemia.

Ilir Q. Tolaj është infektolog dhe professor i asociuar i sëmundjeve infektive.

Artikulli paraprakKanceri i vezoreve gjatë shtatëzanisë, fakte të rëndësishme të cilat çdo nënë shtatzënë duhet të ketë njohuri
Artikulli i rradhës FDA miraton përdorimin e plazmës konvaleshente për trajtimin e Sars-CoV-2

Ju sugjerojmë

QKSUK rehabiliton pacientin me protezë speciale pas operacionit të kancerit në nofullë

04/06/2026 Lajme

ShSKUK: Raporti i Auditimit nuk evidenton keqpërdorim të mjeteve publike, rekomandimet kanë nisur të zbatohen

04/06/2026 Lajme

Edhe nesër i hapur afati për aplikimin për 100 eurot e lëshuara nga qeveria

04/06/2026 Lajme

Komuna e Prishtinës paralajmëron 300 euro gjobë për ata që hedhin mbeturina vëllimore

04/06/2026 Lajme

Rreth 8 mijë maturantë aplikojnë deri tani për Maturën Shtetërore

04/06/2026 Lajme

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim politik të subjekteve politike

04/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.