Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dramë në intensivën qendrore në QKUK: Në mëngjes u ndal rryma, ventilatorët nuk kishin bateri të mjaftueshme

Lajme 11/09/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në intensiven qendrore të mjekimit intensiv sot në orët e mëngjesit ka pasur ndërprerje të rrymës.

Gazeta Shneta ka mësuar nga burime brenda Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, se ndërprerja e rrymës ka ndodhur pas orës 7:00 të mëngjesit.

Burimi i ka thënë Gazetës se në ato momente ka qenë një dramë e stafit në përpjekje për menaxhuar situatën për shkak se disa respiratorë nuk kanë pasur bateri të mjaftueshme.

“Ka qenë një dramë sepse disa ventilatorë nuk kanë pasur bateri të mjaftueshme. Është dashur t’iu ndërrohen bateritë dhe t’i menaxhojmë pacientët derisa shërbimet teknike e kanë rregulluar problemin”, ka deklaruar burimi.

Gazeta ka kërkuar përgjigje nga drejtoria e SHSKUK-së në lidhje me këtë problem, por të njëjtit nuk kanë dhënë sqarime. Ndërkaq drejtori i Shërbimeve Teknike në QKUK Mehdi Krasniqi nuk ka pranuar të flas. “Ju lutem pytjet t’i drejtoni përmes zyrës për informim”, ka thënë Krasniqi.

Ndërprerje të rrymës ka pasur edhe në mjekimin intensiv në ndërtesën e Mjekësisë Sportive më 30 korrik. Lajmin e kishte konfirmuar edhe SHSKUK, por kishte thënë se pacientët nuk janë rrezikuar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakIKSHPK: Pesë të vdekur dhe 50 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
Artikulli i rradhës Simptoma kryesore e koronavirusit, po bëhet më pak e zakonshme tek pacientët me Covid

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.