Infermieri F.B i cili dje u sulmua me thikë gjatë orarit të punës u vizitua sot nga Dr. Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, nga Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli, përfaqësuesi i Odës së infermierëve, Muharrem Arifi dhe Flutura Sinani, nga Shoqata për të drejtat e pacientëve.
Gjatë vizitës ata shprehën keqardhje lidhur me rastin duke ofruar mbështetjen e këtyre institucioneve për rastin, transmeton Gazeta Shneta.
Ata gjithashtu i uruan shërim të shpejtë dhe uruan që ky rast të jetë i fundit dhe institucionet kompetente të marrin masa që sulmuesit e punëtorëve shëndetësorë të dalin para drejtësisë.
Infermieri pas intervenimit kirurgjik po vazhdon trajtimin në QKUK dhe është në gjendje stabile. /GazetaShneta/
https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/2709211056062350