Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vushtrria shpenzon 140 mijë euro për të studiuar ndikimin e pandemisë në ekonominë e komunës

Lajme 27/09/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komuna e Vushtrrisë ka lidhur kontratë me kompaninë “M Holding” për të studiuar ndikimin e pandemisë Covid-19 në ekonominë e komunës. Kjo kontratë buxhetit të Vushtrrisë do t’i kushtojë 140 mijë euro

Ende pa përfunduar asgjë, e madje kur pritet që pandemia e shkaktuar nga virusi Sars-Cov-2 të ketë një valë të dytë në Kosovë, komuna e Vushtrrisë ka ndarë 140 mijë euro për të studiuar ndikimin e kësaj situate në ekonomi, shkruan Gazeta Shneta.

Në fillim të muajit shtator komuna e udhëhequr nga Xhafer Tahiri i LDK-së, ka iniciuar një kontratë me titull “Studimi mbi ndikimin e pandemisë Covid-19”. Në përshkrimin e njoftimit thuhet se studimi ka të bëj me ndikimin e pandemisë në ekonominë e komunës.

“Ka të bëj me studimin mbi ndikimin e pandemisë COVID-19 në ekonominë lokale formale e jo formale të Komunës së Vushtrrisë dhe mast për rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19, për më shumë informata referohu specifikimeve teknike në dosjen e tenderit. Aneksi nr.1”, thuhet në njoftim, transmeton gazetashneta.

Ndërkaq në Aneksin nr.1 të dosjes së tenderit thuhet se kjo kontratë është bërë me kërkesë të Shtabit Emergjent të komunës, ndërsa është miratuar edhe nga Kuvendi Komunal.

Për këtë kontratë e cila vlerën e parashikuar e ka pasur 165 mijë euro, kanë konkurruar tri kompani. “ISD” LLC kishte ofertuar me 163 mijë e 450 euro; “Kolegji i Menaxhmentit Internacional Globus” ka ofertuar 163 mijë e 600 euro, ndërsa “M Holding” SHPK ofertoi me 148 mijë e 751 euro.

Në njoftimin për nënshkrimin e kontratës bëhet e ditur se kontrata i është dhënë kompanisë “M Holding” me vlerë 140 mijë euro.

Komuna e Vushtrrisë ka qenë një nga më të prekurat nga Covid-19 në Kosovë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakJa se kur është koha më e mirë për të pasur marrëdhënie seksuale për të mbetur shtatzënë
Artikulli i rradhës Gratë që kryejnë më shumë marrëdhënie seksuale mund të hyjnë në menopauzë më vonë, studim

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.