Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si të bëni dallim ndërmjet simptomave të koronavirusit, gripit sezonal dhe ftohjes

Lajme 29/09/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit, pritet të shtohen edhe viruset sezonale dhe ftohja e zakonshme. Por këtë vit këto dy sëmundje do të jenë më të komplikuara për shkak të koronavirusit.

Shërbimi Kombëtar i Shëndetit publik në Angli ka publikuar një tabelë informuese për qytetarët, në të cilën bëhet dallimi ndërmjet simptomave të gripit sezonal, koronavirusit, dhe ftohjes, shkruan “The guardian”, transmeton Gazeta Shneta.

Simptomat e koronavirusit

Simptomat më të shpeshta të koronavirusit janë temperatura më e lartë se 37.8, kolli i thatë, humbja e shijës dhe nuhatjes. Pacientët me Covid zakonisht vuajnë edhe nga lodhja, dhimbjet e trupit, dhimbjet e fytit, dhimbja e kokës dhe gulçimi. Ndërkaq diarreja dhe rrjedhja e hundëve janë më të rralla të koronavirusi. NHS thotë se këto simptoma mund të jenë më të lehtë ose më të rënda.

Simptomat e ftohjes

Simptomat më të zakonshme të ftohjes janë teshtitja, dhembjet e trupit, rrjedhja ose bllokimi i hundës dhe dhimbja e fytit. Ndonjëherë ka kollë të lehtë, lodhje ose dhimbje koke në raste më të rralla. Ftohjet nuk shkaktojnë diarre, transmeton gazetashneta. NHS thotë se gjatë ftohjes zakonisht simptomat paraqiten gradualisht.

Gripi sezonal

Gripi sezonal zakonisht paraqitet me ethe, lodhje, kollë e thatë, dhembje trupi dhe koke. Pacientët ndonjëherë përjetojnë edhe rrjedhje ose bllokim të hundës dhe dhembje fyti. Diarrea ndonjëherë mund të ndodhë tek fëmijët. Zakonisht nuk ka teshtimë gjatë gripit sezonal, por gulçim i rëndë. NHS thotë se simptomat e gripit sezonal paraqiten më shpejt.

Gjithsesi për çfarëdo simptoma që mund të përjetoni, kërkoni ndihmën e mjekut familjar për të saktësuar diagnozën. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjinekologia shqiptare Dr. Hatije Ismaili fiton titullin “Mjeku im”, lë prapa disa mjekë slloven
Artikulli i rradhës Faktorët që ndikojnë në rritjen e fëmijëve të suksesshëm, flet mamia Razije Musa

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.