Ekspertët mjekësorë, e kanë të qartë se kur bëhet fjalë për ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit, praktikimi i distancimit shoqëror dhe mbajtja e një mbulese ose maske fytyre në publik mund të jetë tepër efektive.
Por për shkak se virusi mund të transmetohet përmes grimcave të ajrit, hapësirat e brendshme shpesh janë një mjedis relativisht i rrezikshëm shkruan BestLife, përcjell Gazeta Shneta.
Pra, cila është zgjidhja? Rezulton se ne duhet të ndjekim hapat e Gjermanisë.
Thjesht, mbajtja e dritareve hapur mund t’ju ndihmojë të frenoni Covidin me pak përpjekje dhe pa asnjë kosto.

Edhe pse ideja e krijimit të një ‘flladi’ të këndshëm në shtëpinë tuaj mund të mos tingëllojë si një informacion i rëndësishëm, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se “kjo mund të jetë një nga mënyrat më të lira dhe më efektive”, sipas burimit The Guardian.
Kohët e fundit, qeveria gjermane azhurnoi udhëzimet e tyre shëndetësore për të pasqyruar rëndësinë e mbajtjes së një dritareje të hapur.
Janë shënuar hulumtime në rritje që vërtetojnë se zonat e brendshme të ventiluara dobët janë ndër vendet me rrezik më të lartë për përhapjen e sëmundjes./Gazeta Shneta/




