Gjatë 24 orëve të fundit, këto janë zhvillimet apo ngjarjet rreth pandemisë në botë.
Gjermania: Vetëm në shtatë ditët e fundit, Gjermania shënoi mbi 24,500 raste si pasojë e covid-19, shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Sipas Institutit Robert Koch (RKI), rekordi paraprak i shënuar nga shteti gjerman ishte në muajin prill. Gjermania ka 329,453 të infektuar dhe 9,634 viktima, kurse më shumë se 279,000 janë të rikuperuar dhe mbi 40,000 pacientë mbesin raste aktive, ka thënë RKI.
Franca: Franca po përballet me një rritje jashtëzakonisht të lartë të personave të infektuar nga covid-19. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se që nga e hëna, rreth 1,539 pacientë të infektuar janë në kujdesin intensive.Sipas tyre, kjo po cilësohet si rekord i dytë i shënuar, pasi rekordi paraprak ishte më 27 maj që arrit në 1,500 pacientë.
Austria: Kryeqyteti i Austrisë, Vjena, ka shënuar 1,028 raste të reja gjatë ditës së sotme.Vendi tashmë ka mbi 57,000 të infektuar.
Rusia: Shënohen mbi 13 mijë raste me covid-19 gjatë ditës së sotme në Rusi.Autoritetet po e cilësojnë si një rekord të lartë ditor.
SHBA: Konfirmohen rmbi 41,000 raste pozitive dhe 317 viktima në 24 orët e fundit në Shtetet e Bashkuara.Vendi tashmë ka 7.8 milionë të infektuar dhe më shumë se 215,000 viktima.
Koreja e Jugut: Regjistrohen 102 raste pozitive dhe vetëm një viktimë në Korenë e Jugut, sipas autoriteteve.Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Korenë e Jugut janë më shumë se 24,000./GazetaShneta/