Studiuesit britanikë, kanë zhvilluar një mjet të ri – përmes databazave të të dhënave për të parashikuar rrezikun që vlerëson shansin e një personi për shtrim në spital dhe vdekje nga Covid-19.
Algoritmi, i cili u ndërtua duke përdorur të dhëna nga më shumë se tetë milion njerëz në të gjithë Anglinë, përdor faktorë kryesorë të tillë si mosha, përkatësia etnike dhe indeksi i masës trupore për të ndihmuar në identifikimin e individëve në Mbretërinë e Bashkuar në rrezik të zhvillimit të sëmundjes së rëndë shkruan Independent.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Shpresohet që mjeti i parashikimit të rrezikut, i njohur si ‘QCOVID’, do të përdoret për të mbështetur politikën e shëndetit publik gjatë gjithë pjesës tjetër të pandemisë, në formësimin e vendimeve mbi mbrojtjen, trajtimin ose përparësinë ndaj vaksinave.
Hulumtimi i botuar në revistën BMJ, u përpilua nga një ekip shkencëtarësh në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe është vlerësuar për thellësinë dhe saktësinë e gjetjeve të tij. /Gazeta Shneta/