Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nënkryetari i Prishtinës propozon që hotelet të shndërrohen në spitale Covid

Lajme 16/11/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nënkryetari i Prishtinës Muhedin Nushi ka propozuar që hotelet në Prishtinë të shndërrohen në spitale Covid për të mundësuar trajtimin e pacientëve.

Nushi ka thënë se përqindja e të infektuarve në nivel vendi ka arritur në mbi 40 dhe ky numër do të rritet në ditët në vazhdim.

“Rritja e numrit të infektuarve ka qenë e pritur dhe ky nuk është fundi. Ne besojmë që do të jetë numri ende më i madh duke u bazuar edhe në rritjen e numrit të testimeve i cili po kryhet në nivel të Kosovës. Afër 30 për qind i kemi raste të infektuara në territorit të Prishtinës, por që 40 përqindëshi është në nivel vendi. Është përqindja e madhe krahasuar me shtete tjera. Ne kemi kërkuar që të bëhen më shumë testime edhe në komuna të tjera. E vetmja mundësi e mbrojtjes nga ky virus është mbajtja e distancën dhe vendosja e maskës. Nuk kemi strategji të caktuar se çka do të ndodh me personat e infektuar nëse kemi 0 deri 500 veta të infektuar, 1 000 deri në 2 000 apo edhe 3 000”.

Nushi shtoi se shtabi i përgjithshëm në nivel qeveritar me atë komunal duhet të bëjnë përzgjedhjen e hoteleve ose vendeve të tjera ku do të mund të shtroheshin personat e infektuar.

“Në shtete të tjera po selektohen edhe hotelet për të shërbyer si spitale të përkohshme. Pse kjo të mos aplikohet edhe në Kosovë. Mendoj se shtabi i përgjithshëm në nivel qeveritar me atë komunal që të bëjë përzgjedhjen e këtyre hoteleve ose vendeve të tjera ku do të mund të strehohem ose të vendosen personat e infektuar. Çështja më kryesore është që kapacitetet shëndetësore vetëm në QKUK duke përfshirë edhe klinika të tjera si ajo e Pulmologjisë mund të jenë të stërmbushura dhe duhet të gjendet rrugëdalje nga kjo situatë e cila nuk do të jetë e lehtë dhe e shkurtër”, shtoi ai.

Nënkryetari Nushi tha se kanë nevojë për furnizim me barna dhe vaksina kundër gripit sezonal. “Ne kemi nevojë për furnizime vazhdimisht. Tashmë me barna jemi të furnizuar mirë por që duhet të furnizohet Qendrat e Mjekësisë Familjare. Por nuk jemi të furnizuar me vaksina kundër gripit sezonal. Ende nuk kemi furnizim nga niveli qendror”. /ekonomiaonline

Artikulli paraprakNgërçet gjatë shtatzënisë, ndiqni këta hapa për të lehtësuar dhimbjen ose shqetësimin e radhës
Artikulli i rradhës Në QKUK nis puna për laboratorin e IVF-së, mbi gjysmë milioni euro investim

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.