Dr. Nijazi Ahmeti po lufton me jetën shkaku i COVID-19.
Mjeku i njohur kosovar i specializimit të Dermatologjisë, është në trajtim intenziv dhe në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Gazeta Shneta.
Para disa ditësh, Dr. Nijaziu përmes një postimi në rrjetet sociale, tregoi se sa ashpër e ka goditur sëmundja atë.
Madje, ai ka sensibilizuar të tjerët për dëmet që COVID-19 mund t’i sjell tek ata që infektohen.
“Vetëm ata që kanë përjetuar sëmundjen Covid, mund të dijnë se çfarë monstrumi dhe keqëbërësi është… Kujdesë!”, shkroi Dr. Nijaziu. /Gazeta Shneta/