Partitë politike në Kosovë kanë filluar fushatën ende pa nisur zyrtarisht sipas përcaktimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt ndërsa fushata zgjedhore është përcaktuar nga data 3 deri më 12 shkurt, shkruan Gazeta Shneta.
Por partitë politike kanë filluar fushatën zgjedhore qysh tani dhe duke mbledhur qytetarë në tubime të ndaluara gjatë pandemisë.
Vendimi i Qeverisë për masat e reja në fund të dhjetorit, ndalon grumbullimin e më shumë se katër qytetarëve në vende dhe hapësira publike. Por këtë vendim nuk po e respektojnë partitë politike, përfshirë edhe ato në pushtet të cilat e kanë marr këtë vendim.
Më poshtë janë disa fotografi të partive të ndryshme të cilat kanë organizuar tubime gjatë këtyre ditëve. /Gazeta Shneta/