Gjatë kësaj jave u shënuan dy raste të dhunës ndaj stafit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku viktima ishin një mjekë dhe dy infermiere në Klinikën Infektive.
Kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë Arta Sejdiu, ka bërë një thirrje që të ndalet dhuna dhe qytetarët të kenë mirëkuptim e përkrahje ndaj stafit mjekësor, transmeton Gazeta Shneta.
“Tash më shumë se kurrë n’a nevojitet perkrahje, kujdes e mirekuptim, gjë për të cilat edhe ju keni nevoje dhe e prisni nga ne”, ka shkruar Sejdiu.
Lexoni postimin e saj të plotë:
Viktimat e dhunës në staf shëndetësor, sa vinë e shtohen!!!
Jemi ndarë në dy taborre, në ATA dhe NE!
ATA që thonë: E ka lyp, e ka gjetë!
NE që themi: Nuk jemi më të sigurtë në vendet tona të punës!
Po sikur t’a gjejmë një zgjidhje, të bëhemi bashkë dhe të themi:
– Ka zgjidhje për çdo gjë! Nuk mund t’a përdorim DAJAKUN si formë të komunikimit!!!
Një person i rrahur bart shumë pasoja pas vetes. I preket morali, i cenohet e drejta elementare per te kontribuar si dhe lëndon nje rreth te gjere! E sidomos nëse eshte femer, do te kete paragjykime, nder me te ultat!!!
Andaj, nuk dua të denoj ashpër, siq jemi mesuar te degjojme, por të ju lus qe të mos n’a dëmtoni!
Tash më shumë se kurrë n’a nevojitet perkrahje, kujdes e mirekuptim, gjë për të cilat edhe ju keni nevoje dhe e prisni nga ne!