Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Flet Valbon Krasniqi pasi u zyrtarizua në pozitën e drejtorit të SHSKUK-së

Lajme 11/02/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Valbon Krasniqi gjatë ditës së djeshme mori miratimin e Bordit Drejtues për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar.

Krasniqi ka thënë se kjo pozitë për të është përgjegjësi dhe sfidë, sidomos në situatën me pandeminë, transmeton Gazeta Shneta.

Ai ka thënë se do të angazhohet për të avancuar cilësinë e shërbimeve shëndetësore, si dhe rritjen e besimit të qytetarëve në spitalet tona.

Deklarata e plotë nga Krasniqi:

Të nderuar qytetarë

Pas 7 muajsh ushtrimit të detyrës së  Drejtorit të Përgjithshëm të ShSKUK, sot Bordi Drejtues më konfirmoi besimin për të drejtuar institucionin më të lartë shëndetësor në vend.

Koha e pandemisë në të cilën po jetojmë më rritë ndjenjën e përgjegjesisë por edhe motivimin për të vazhduar pa u lodhur me punët e mira.

Një vit më parë kur u konfirmuan rastet e para me COVID-19 besuam fuqishëm se ne bashkarisht do t’ia dalim. Edhe tani, kur po qarkullojnë variante të reja të këtij virusi, e kemi po të njëjtin besim. Me përkushtim maksimal, transparencë, llogaridhënie e punë ekipore do te jemi një shembull i mirë i menaxhimit të pandemisë. Por jo vetëm kaq: spitalet tona do të jenë përherë në shërbim të qytetarëve në nevojë. Do të avansojmë cilësinë e shërbimeve dhe rritjen e besimit të qytetarëve në spitalet tona.

I vetdijshëm për përgjegjësinë dhe sfidën aspak të lehtë në këtë situatë, ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe besimin e dhënë.

N’a priftë e mbara

Artikulli paraprakIrritimi dhe skuqja e shkaktuar nga pelenat tek bebet shpesh kanë këtë shkaktar kryesor
Artikulli i rradhës Sindikalisti Syla kritikon partitë politike për programet e tyre për shëndetësinë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.