Laboratori “EuroLab” nga tani është i certifikuar me ISO standarde.
“EuroLab”, i cili tash e disa muaj kryen testime PCR për COVID-19 në terminalin e vjetër të aeroportit “Adem Jashari”, nga tani ka certifikimin ndërkombëtar të standardeve ISO 9001.
Me certifikimin me ISO standarde nga tani shërbimet e “EuroLab”-it janë të pranuara ndërkombëtarisht.
Rezultatet e testimit në “EuroLab” merren brenda ditës. Çmimi për test RT PCR është 35 euro, ndërsa testi Antigen 15 euro. /Zëri