Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka bërë të ditur se nga 3,937 testime të kryera janë konfirmuar 771 raste pozitive me Covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tetë pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (93, 79 vjeç), Prizren 2 raste (67, 61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 81.392 raste nga 379.904 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.752 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 666 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 67 mijë.
Komunat që regjistruan sot raste pozitive janë: Prishtinë 225 raste, Prizren 85 raste, Gjilan 67 raste, Pejë 51 raste, Podujevë 47 raste, Mitrovicë 39 raste, Ferizaj 37 raste, Gjakovë 37 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Kamenicë 21 raste, Deçan 19 raste, Vushtrri 18 raste, Viti 16 raste, Drenas 13 raste, Obiliq 11 raste, Rahovec 7 raste, Skenderaj 6 raste, Dragash 5 raste, Istog 5 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Shtime 4 raste, Novobërdë 3 raste, Suharekë 3 raste, Klinë 2 raste, Lipjan 2 raste dhe Junik 1 rast.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me 11,909 raste aktive./GazetaShneta/