Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

70 punëtorë mbështetës largohen nga puna, MSH nuk iu përmbajt marrëveshjes me MPMS-në

Lajme 25/03/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë nuk i ka ftuar të gjithë punëtorët mbështetës gjatë janarit për të punuar gjatë pandemisë, të cilët kishin nënshkruar kontratë me këtë institucion si dhe me Ministrinë e Punës. Kjo e fundit e ka ndërprerë marrëveshjen, ndërsa MSH gjatë ditës së djeshme i ka larguar nga puna 70 punëtorë që ishin punësuar me këtë marrëveshje

Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës në bazë të një marrëveshje të nënshkruar vitin e kaluar, në janar 2021 kanë punësuar 70 praktikantë me kontratë 6 mujore, si punëtorë mbështetës gjatë pandemisë për institucionet vartëse të MSH-së, shkruan Gazeta Shneta.

Ndonëse kishin nënshkruar kontrata, MSH nuk i kishte ftuar të gjithë të punonin. Mbi 30 prej tyre kishin vazhduar të rrinin në shtëpi, ndërsa kontratat e tyre ishin në fuqi.

Nga kjo marrëveshje MSH e kishte marr përsipër t’i paguante praktikantët me nga 80 euro në muaj, ndërsa Ministria e Punës me nga 160 euro në muaj për secilin.

Por më 18 mars në kohën kur MSH udhëhiqej nga ish-ministri Armend Zemaj, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e kishte njoftuar për ndërprerjen e marrëveshjes. Arsye për këtë vendim ishte se MSH nuk i kishte sistemuar të gjithë praktikantët në punë. Kjo është pranuar edhe nga vet zyrtarët e MSH-së.

“Nga data 05/01/2021 janë sistemuar 35 praktikantë në Administratën Qendrore të MSH, QKTGJ; FSSH dhe Inspektorate, ndërsa nga data 05/03/2021, janë sistemuar edhe 33 të tjerë në SHSKUK, ndërsa, dy prej tyre ka rezultuar se janë të punësuar”.

“Me datë 18/03/2021, MPMS, përmes postës elektronike ka njoftuar SP të MSh-së se ndërpresin marrëveshjen me MSh, ndërsa një nga arsyet ka qene se marrëveshja nuk është realizuar plotësisht pasi qe pothuajse gjysma e praktikanteve nuk është arritur të sistemohen nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Rreth një javë pas prishjes së marrëveshjes, praktikantëve iu është ndërprerë puna nga Ministria e Shëndetësisë më datën 24 mars.

Kjo Ministri ka deklaruar se do të kryej pjesën e obligimeve të saj ndaj praktikantëve që kanë punuar, duke ua paguar nga 80 euro në muaj.

Një numër i praktikantëve përmes së njëjtës marrëveshje ishin punësuar edhe në shtator të vitit 2020.

Praktikantët e punësuar si staf mbështetës kanë punuar në institucionet vartëse të MSH-së, SHSKUK, inspektorate, etj. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakProkurimi i SHSKUK-së i jep tenderin 1.1 milionë euro më shtrenjtë kompanisë së Lushtakut
Artikulli i rradhës Konfirmohen 836 raste pozitive me Covid-19 dhe 10 viktima brenda 24 orëve

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.