Sipas Therapeutic Goods Administration (TGA) është shënuar viktima e tretë në Australi si pasojë e mpiksjes së gjakut pas marrjes së vaksinës anti covid nga AstraZeneca.
Bëhet fjalë për vdekjen e 49-vjeçares, e cila vuante nga një numër i ulët i trombociteve pasi mori vaksinën anti covid nga AstraZeneca shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Deri më sot, Australia ka administruar 885 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, duke theksuar se rreziku i mpiksjes së gjakut është i vogël.
Javën e kaluar Australia njoftoi se personat nën moshën 50-vjeçare nuk do të merrnin vaksinën AstraZeneca, përvec në rastet kur benefitet tejkalojnë qartë rrezikun./GazetaShneta/