Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dështimi i projektit për “Spitalin Covid” në QKUK, shtetit i shkojnë huq 380 mijë euro

Lajme 30/04/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka paguar 380 mijë euro për bërjen e projektit dhe mbikëqyrjen e punimeve për Spitalin Covid në QKUK, por tenderi i punimeve është anuluar. Kështu MSH do të paguaj 380 mijë euro për një projekt të dështuar

Në fund të vitit të kaluar Ministria e Shëndetësisë nën udhëheqjen e ish-ministrit Armend Zemaj, iniciuan projektin për adaptimin e ndërtesës së re të Emergjencës në QKUK, në Spital Covid për nevoja të pandemisë, shkruan Gazeta Shneta.

Në nëntor MSH i dha dy kontrata për këtë procedurë në vlerë 380 mijë euro. Tenderi ishte i ndarë në dy lote, 190 mijë euro për bërjen e projektit dhe 190 mijë të tjera për mbikëqyrjen e punimeve, të cilat nuk kishin filluar ende.

Tenderi iu dha kompanisë “Alb-Architect”, e cila realizoi projektin në dhjetor të vitit 2020. Por kontrata për mbikëqyrjen e punimeve mbeti pa u realizuar pasi tenderi u anulua në fillim të prillit nga Ministria e Shëndetësisë.

Spitali në bazë të projektit parashihej të kishte 500 shtretër dhe punimet do të kushtonin rreth 19 milionë euro. Anulimi i tenderit u bë për shkak se buxheti për këtë projekt nuk ishte paraparë në projektbuxhetin e vitit 2021.

Gazeta ka kërkuar sqarime nga Ministria e Shëndetësisë se si do të veprohet tutje me këtë projekt, nëse do të vazhdojë apo është anuluar përfundimisht. MSH nuk është përgjigjur dhe nuk ka dhënë sqarime nëse janë alokuar pagesat për kompaninë “Alb-Architect”.

Zyrtarët e kësaj kompanie kanë deklaruar për Gazetën Shneta se kontrata për projektin ka përfunduar sipas afatit të paraparë, ndërsa janë në pritje që MSH do fillojë me procedurat e punimeve.

“Sa i përket kontratës për mbikëqyrje të projektit, ne kemi kontratë të nënshkruar dhe jemi në pritje që investitori përkatësisht MSH të filloj me procedurat e përfundimit të këtij projekti”, kanë deklaruar nga kompania.

Ata kanë thënë se nuk do të tërhiqen nga kontrata për mbikëqyrjen e punimeve, pasi nuk kanë arsye për ta bërë këtë.

“Ne nuk kemi arsye që të tërhiqemi nga kjo kontrate dhe jemi pasi kemi kontratë të nënshkruar”, kanë deklaruar nga “Alb-Architect”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA është stresi kronik një nga faktorët ndikues të lindjes së parakohshme?
Artikulli i rradhës Protesta e organizuar nga Duraku, kërkohet rritja e pagesës së ndërrimeve

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.