Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Neurokirurgjia referon pacientë për trajtim jashtë vendit me arsyetimin e mungesës së neuro-anesteziologut

Lajme 18/05/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika e Neurokirurgjisë në QKUK ka referuar pacientë për trajtim jashtë vendit me arsyetimin e mungesës së neuro-anesteziologut. Kjo kërkesë po konsiderohet e pa-arsyeshme pasi në Kosovë por edhe në Evropë nuk ka specialist të neuro-anestezionit, por ka vetëm anesteziolog me mjekim intensiv

Klinika e Neurokirurgjisë në QKUK e cila udhëhiqet nga Dr. Arsim Morina, ka referuar shtatë raste për trajtim jashtë institucioneve publike në kuadër të Fondit të Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka marr vesh nga burime se këto raste janë referuar me arsyetimin se në klinikë mungon neuro-anesteziologu për t’i përgatitur për operacion.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryesuesi i Bordit për vlerësimin mjekësor të rasteve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit, Dr. Fadil Beka.

“Kemi pranuar 7 ose 8 raste nga Klinika e Neurokirurgjisë për trajtim jashtë institucioneve publik. Arsyetim për këtë është dhënë mungesa e neuro-anesteziologut. Ne kemi kërkuar një interpretim nga Klinika e Anestezionit përmes drejtorit të SHSKUK-së për këtë çështjen e neuro-anesteziologut. Poashtu kemi kërkuar sqarime shtesë nga Klinika e Neurokirurgjisë, por këtë të fundit ende nuk e kemi marr. Sapo të marrim, do t’i shqyrtojmë dy anët dhe do të vendosim”, ka deklaruar Beka.

Dr. Nehat Baftiu, drejtor i Klinikës së Anestezionit me Mjekim Intensiv në QKUK, ka deklaruar se në Kosovë por as në Evropë nuk ka diplomë dhe as licencë pune për neuro-anesteziologji.

“Shkollimi specialistik ka hyrë në program në vitin 2000 dhe zgjat 5 vjet. Ne të gjithë anesteziologët që kemi diplomuar mbajmë titullin specialist i anestezionit dhe mjekimit intensiv. Asnjë anesteziolog në Kosovë i diplomuar pas vitit 2000, nuk ka titull tjetër. Në Kosovë por as në Evropë nuk ka diplomë të neuro-anesteziologut ose kardio-anesteziologut. Nuk ka as licenca të tilla. Ne të gjithë ndjekim kursin 5-vjeçar të specializimit dhe punojmë në të gjitha sallat”, ka deklaruar Baftiu.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Dr. Pleurat Sejdiu. Sejdiu ka thënë se OMK lëshon licencat e punës në bazë të diplomave të shkollimit specialistik. Ai ka konfirmuar se në Kosovë nuk ka licenca të punës për anesteziolog të lëmive kirurgjike, por vetëm specialistë të anestezionit me mjekim intensiv dhe anestezion me reanimim.

Gazeta ka kërkuar sqarime edhe nga drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë, Dr. Arsim Morina, por ai nuk ka kthyer përgjigje. Këto referime me arsyetimin e mungesës së neuro-anesteziologut nga Neurokirurgjia vijnë vetëm disa muaj pas pensionimit të bashkëshortes së Morines, Dr. Qamile Morina. Bashkëshortët kirurg-anesteziologe, kanë punuar bashkë në sallën e Neurokirurgjisë.

Krejt në fund Dr. Fadil Beka nga Bordi për trajtim jashtë institucioneve publike, ka thënë se do të ndiqen të gjitha procedurat e parapara me ligj në mënyrë që pacientët të mos pësojnë.

“Ne duam që pacientët të mos dëmtohen, por duhet t’i ndjekim procedurat ligjore para se të marrim vendimin për miratim ose refuzim”, ka deklaruar Beka. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprak64 raste pozitive me Covid-19, 409 pacientë të shëruar dhe një viktimë brenda 24 orëve
Artikulli i rradhës Radiologu Jakupi: Emigrova pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi nenet për ndarjen e sektorit publik nga ai privat

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.