Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prof. Hamdi Ramadani: Bakteret e gjetura në Deçan, të rrezikshme tek fëmijët

Lajme 17/07/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një javë më parë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Deçan pranoi brenda një kohe shumë të shkurtër qindra qytetarë me simptoma helmimi, që dyshohej se ishte nga uji i pijes. Qytetarët që kërkuan ndihmë në QKMF kishin simptoma si: temperaturë të lartë, të vjella, diarre e marramendje.

Teksa dyshimet e para ishin se helmimi ishte shkaktuar nga uji, nga mostrat e dërguara jashtë shtetit, rezultatet kanë nxjerrë se pacientët janë të infektuar me dy lloje të E.Coli dhe një virus i quajtur Norovirus.

Infektologu Hamdi Ramadani, ka thënë se këto janë baktere shumë patogjene dhe të rënda, ndërkaq nëse do të ishin më të zhvilluara, sidomos tek fëmijët do të mund të jenë të rrezikshme.

“Këto rezultate të analizave të cilat janë marrë nga pacientët në një laborator jashtë vendit, kanë detektuar që bëhet fjalë për një formë shumë të rëndë të bakteries, shumë patogjene të cilën unë kam dyshuar në fakt qysh në ditët e para së bëhet fjalë për E.Coli. E ka po ashtu edhe atë formën e vet toksike, ose toksigjene E.Coli”, tha Ramdani.

Sipas Ramadanit, qytetarët e Deçanit kanë pasur fat që bakteret nuk janë aq të zhvilluara, sepse siç tha ai tek fëmijët e kanë efektin shumë më të rëndë.

“E rëndësishme është që u identifikua një baktere e cila është shumë e keqe, sidomos tek fëmijët e ka efektin e rëndë, efektin e dhimbjeve, të temperaturës, bark qitjeve që mund të shkojë deri te më e keqja, por që për fatin tonë të mirë kjo nuk ka ndodhur. Po ashtu është identifikuar një lloj virusi, që mund ta ketë paraqit këtë simptomatoliogji me numër të madh të pacientëve”, tha infektologu Ramadani.

Ai u shpreh se “Me përvojën time, unë nuk mbajë mend se ka pasur brenda 2 ose 3 dite ndonjëherë një numër kaq të madh të pacientëve, ka në vende të tjera, por tek ne nuk më kujtohet kemi pasur raste të tilla”.

“Kjo baktere në suaza kur është e rëndë edhe agresive e prodhon këtë lloj të toksinës. Infeksioni ka vepruar në dy forma, ku njëra është me temperaturë në të cilin rast është manifestuar forma patogjene e E.Colit, ndërkaq ata me simptoma me të vjella e barke qitje që nuk ka dominuar shumë temperatura, atëherë kemi të bëjmë me atë formën e dytë që quhet E.Coli toksigjene. Paralel më këtë, është detektuar edhe një Norovirus, edhe një lloj virusi që në situata që është shumë i zhvilluar, ai mund të bëj një simptomatologji të një toksoinfeksioni hidrit që bëjnë pjesë në grupin e infektimeve”, tha Ramadani.

Ramadani tha se për fat të mirë ecuria e kësaj epidemie që ne e quajmë hidrike është në përmirësim e sipër.

Artikulli paraprakFillon shpërndarja e insulinave për pacientët me diabet në QKMF-të e Kosovës
Artikulli i rradhës Trombofilia mund të zbulohet me Test RT-PCR në Laboratorin VitaLab

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.