Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Anesteziologu ik nga kujdestaria në QKUK për të punuar në spital privat, kapet nga Inspektorati

Lajme 09/08/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një anesteziolog, Kemajl Gashi, është kapur duke punuar në një spital privat derisa ishte kujdestar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rastet kur mjekët e lënë kujdestarinë në spitalet publike dhe ikin në ato private për të marr më shumë para duke kryer raste, fatkeqësisht nuk janë të pazakonta në Kosovë. Një i tillë ka ndodhur edhe muajin e kaluar, shkruan Gazeta Shneta.

Kemajl Gashi, anesteziolog, ishte mjek kujdestar në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK më datën 8 korrik të këtij viti. Por Gashi e la kujdestarin për të shkuar në një spital privat. Këtë informacion e ka konfirmuar edhe Inspektorati Shëndetësor, i cili e zbuloi anesteziologun dhe e gjobiti me 1 mijë euro.

“Pas informacioneve dhe dyshimeve të bazuara se një profesionist shëndetësor në rastin konkret Dr Kemaj Gashi, ka qenë i përcaktuar kujdestari në Klinikën e Gjineklogjisë me Obstettrikë dhe të njëjtën ditë ka ofruar shërbimin shëndetësor në një institucion shëndetësor privat, Inspektorati Shëndetësor të njëjtën ditë pra, me datë 08.07.2021 ka kryer inspektim specifik në Spitalin Privat Shëndetësor dhe ka konstatuar përmes dokumentacionit shëndetësor (fletës së anestezionit ) se i njëjti kishte kryer intervenim kirurgjik nga ora 09:00-9:30 tek pacienti  me inicialet B.G”, thuhet në përgjigjen e kryeinspektorit Shaban Osmanaj.

Ai ka shtuar se edhe Klinika e Anestezionit ia ka konfirmuar zyrtarisht se Gashi ka qenë kujdestar këtë ditë.

“Po ashtu Dr Kemajl Gashi me profesion Anesteziolog me reanimacion është i punësuar në Klinikën e Anestezionit me Reanimacion dhe në bazë të dëshmisë së ofruar nga Klinika e Anestezionit me Reanimacion (listës së evidnetcës së ardhje dalje nga puna) është konstatuar se i njejti me datë 08.07.2021 ka qenë kujdestar në klinikën e  gjinekologjisë me obstetrikë”.

Gazeta ka mësuar nga burime tjera se Gashi është kapur duke punuar në spitalin ‘Bahceci’ në Prishtinë. Për këtë shkelje ai është gjobitur me një mijë euro, ndërsa është kërkuar të merren masa edhe nga QKUK.

“Nga sa u tha më lartë, Dr Kemajli, ka lëshuar vendin e punës dhe ka ofruar shërbim shëndetësor në një institucion tjetër privat në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Lidhur me këtë Inspektorati Shëndetësor ka shqiptuar gjobën në vlerë prej 1000 (një mijë) euro, si dhe lënden e ka përcjell tek autoritetet e QKUK-së​”, ka deklaruar Osmanaj.

Gazeta ka kërkuar sqarime nga vet Kemajl Gashi por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje përmes adresës elektronike.

Në anën tjetër as shefat e tij të Klinikës së Anestezionit nuk kanë dhënë përgjigje nëse Gashi është proceduar në Komisionin Disiplinor. Drejtori i Klinikës Nehat Baftiu ka thënë se nuk është në dijeni pasi gjendet në pushim, ndërsa zëvendësuesi i tij Rexhep Gjyliqi nuk ka qenë i qasshëm në telefon edhe pas disa përpjekjeve. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakKonfirmohet një rast me ethe të minjve në Kosovë, IKSHPK apelon për kujdes
Artikulli i rradhës Konfirmohen 263 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.