Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rasti tragjik i ish-futbollistit që ra në koma për 39 vjet pas gabimit të anesteziologut në spitalin e Lyonit

Lajme 07/09/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ish-futbollisti Jean Pierre Adams vdiq dje pasi ishte në koma për 39 vjet, pas një gabimi të anesteziologut në spitalin e Lyonit në vitin 1982.

Adams ishte pranuar në spital në mars të vitit 1982 për një operacion në gju. Atë kohë 34-vjeçar, Adams ishte duke përjetuar suksese në karrierën e tij si futbollist në Francë duke luajtur në Paris Saint Germain, shkruan Mirror, transmeton Gazeta Shneta.

I ndjeri kishte pësuar një lëndim në gju gjatë stërvitjeve, por një gabim i një anesteziologu dhe specializanti gjatë operacionit, bëri që ai të binte në koma për më shumë se gjysmën e jetës së tij.

Ditën kur Adams u fut në operacion, i cili nuk ishte urgjent, shumica e stafit mjekësor në Lyon ishin në grevë urie. Anesteziologu i cili do të merrte pjesë në operacion, kishte nën monitorim edhe tetë raste të tjera në të njëjtën kohë. Ai dhe një specializant do të bënin gabimin katastrofal gjatë intubimit.

Sipas Mirror, pacienti ishte intubuar gabimisht dhe kishte pësuar arrest kardiak dhe dëmtime në tru për shkak të mungesës së oksigjenit.

Specializanti e kishte pranuar gabimin menjëherë duke thënë se “unë nuk kam qenë profesionalisht i përgatitur për detyrën që më është dhënë”.

Për këtë rast janë dashur më shumë se 10 vite që gjykata të marr vendim për t’i dënuar dy mjekët me nga 750 euro gjobë si dhe një muaj suspendim.

Pas operacionit bashkëshortja e tij kishte insistuar që të përkujdeset për Adams në shtëpinë e tij. Ai vdiq dje në moshën 73-vjeçare. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSHSKUK mohon fshehjen e numrit të vdekjeve: Të gjitha viktimat nga Covid raportohen me kohë
Artikulli i rradhës 28 të vdekur dhe 920 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit në Kosovë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.