Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si do të bëhet pagesa për gratë lehona, tregon Ministri i Financave

Lajme 10/09/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në një konferencë për media, kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Tranfereve, Hekuran Murati, kanë diskutuar më shumë në lidhje me pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

Kurti tha se implementimi i kësaj pako synohet që gratë të jenë të barabarta më shoqëri dhe përmes kësaj mbështetja financiare të rritet pozita e saj vendimmarrëse.

“Përveç se premtim dhe qëllim kjo mbështetje është vlerë dhe botëkuptim i kësaj Qeverie. Ne jemi zotuar se do ta rrisim mirëqenien dhe do ta ulim varfërinë. Përmes kësaj pako po dëshmojmë që nevojat e qytetarëve janë pikënisje e Qeverisë”.

“Ne duam ti mbështesim gratë sepse synojmë shoqëri të barabartë. Për ne barazia nuk kufizohet vetëm me mundësi të barabarta por arrihet kur mundësit marrin nevojat dhe kanë rezultat të barabartë. Me këtë formë të mbështetjes po e fuqizojmë rolin e gruas në shoqëri. Po kujdesimi për mirëqenien e saj financiare derisa ajo po kujdeset për fëmijën”, është shprehur Kurti.

Ndërsa ministri Hekuran Murati tha se pagesat për nënat do të shkojnë direkt në llogaritë e tyre.

Sipas Muratit përfituese do të jenë të gjitha ato nëna mbi moshën 18 vjeçare.

Murati ka thënë se ato që nuk figurojnë të punësuara që 12 muaj në ATK përfitojnë 170 euro për 6 muaj kurse ato që figurojnë të punësuara përfitojnë 170 euro për 3 muaj, raporton EO.

“Fuqizimi i pozitës së gruas në shoqëri është një prej qëllimeve të kësaj Qeverie. Këto masa synojnë forcimin e pozitës financiare të gruas. Pagesat që do të bëhen nga kjo pako bëhet direkt në llogaritë e grave. Kjo masë përfshinë pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijë”.

“Pagesa kryet për të gjitha gratë mbi moshën 18 vjeçare dhe që nuk figurojnë të punësuar në 12 muajt e fundit prej 170 euro për 6 muaj, kurse lehonat e punësuara do të përfitojnë mbështetje financiare 170 euro për 3 muaj”.Poashtu Murati bëri me dije se shtesat e fëmijëve do të fillojnë të ndahen qysh tani.

“Për fëmijët nga 0 deri në 24 muaj do të jetë 20 euro kurse 24 deri 16 vjet nga 10 euro”, ka thënë ai. Gjatë konferencës u bë edhe demonstrimi i një aplikimi përmes platformës online E-Kosova për të qenë përfitues për këto dy pika nga masa 3.5.

Artikulli paraprakGjermania rekomandon vaksinimin kundër Covid te gratë shtatzëna dhe gjidhënëse
Artikulli i rradhës ShSKUK: 1,043 pacientë janë të hospitalizuar për trajtim nga Covid

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.