Java e ardhshme pritet të nis me mot të ngrohtë dhe me diell. Nga dita e martë do të ketë rënie të temperaturave dhe vranësira.
Temperaturat minimale përgjatë kësaj jave priten të jenë nga 9C deri në 13C deri të enjten, kurse ditën e premte do të zbresin deri në 5C apo 6C. Ndërkohë, temperaturat maksimale priten të arrijnë deri në 25C, kurse ditën e mërkurë do të bien deri në 17C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“20.09 – Më ngrohtë, kryesisht me diell.
21.09 – Më ftohtë, kryesisht me vransira. Vende-vende mundësi për riga shiu.
22.09 – Ftohtë, kryesisht me vransira, me mundësi për riga lokale shiu.
23.09 – Pas mëngjesit më të ftohtë, ditën kryesisht me diell.
24.09 – Kryesisht me diell.”, thuhet në njoftim./Gazeta Shneta/





