Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se nga 1,442 testime të kryera janë konfirmuar 23 raste pozitive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë raportuar tre raste të vdekjes si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 591 pacientë e kanë mposhtuar Covid-19, kurse numri i rasteve aktive ka rënë në 3,605.
Mes tjerash, është bërë e ditur se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 9,665 doza të vaksinës anti covid, kurse 505,188 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./Gazeta Shneta/




