Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Postimi ‘lamtumirës’ i Vitisë si ministër i cili pritet ta lë MSH-në këtë javë

Lajme 27/09/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë një postim ‘lamtumirës’ duke falënderuar qytetarët dhe punëtorët shëndetësorë për procesin e vaksinimit.

Këtë postim falënderues Vitia e ka bërë këtë javë kur pritet ta lë pozitën e ministrit të Shëndetësisë dhe të nis zyrtarisht fushatën për kryetar të Prishtinës. Zyrtarisht ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Vitinë në pozitën e ministrit, por janë përfolur disa emra në mesin e të cilëve edhe zëvendësministra, ka mësuar Gazeta Shneta.

Vitia ka bërë të ditur se nga fillimi i vaksinimit në Kosovë deri më sot janë administruar 1.3 milionë doza të cilat janë siguruar përmes kontratës me kompaninë Pfizer si dhe donacioneve nga COVAX, SHBA dhe BE.

“Nga 15 Qershori deri më sot Republika e Kosovës ka administruar 1.2 milionë doza. Ndërsa nga fillimi deri më sot 1.3 milionë doza. Ju falemnderit qytetarë të dashur, mjekë e infermierë, staf mbështetës dhe shërbyes të qytetarëve tanë. Le të vijojmë deri në plotësimim dhe mbulimin që besojmë se do ta kapërcejë objektivin fillestar. Ne i besuam njëri – tjetrit, dhe me mund e përpjekje po ia dalim. Bashkë, si çdo herë”, ka shkruar Vitia në postimin e tij.

Kujtojmë se Vitia është kandiduar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të komunës së Prishtinës në zgjedhjet të cilat do të mbahen më 17 tetor. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAksident në Prishtinë, katër të lënduar ndihmohen nga ekipa e mjekëve të Spitalit Amerikan
Artikulli i rradhës Ndërron jetë specialisti i psikiatrisë nga Ferizaj Dr. Muharrem Asllani

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.