Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Certifikatë të vaksinimit nga Serbia pa u vaksinuar fare, i dyshuari arrestohet nga Policia e Kosovës

Lajme 05/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili merrej me veprimtari të kundërligjshme duke iu mundësuar pajisjen me certifikatë të vaksinimit nga Republika e Serbisë, pa u vaksinuar fare.

“I dyshuari kundrejt shumës së pagesës ka mundësuar pajisjen me dëshmi-pasaportë të vaksinimit Covid 19 pa u vaksinuar fare, duke i futur të dhënat e personave edhe në sistemin e vaksinimit të Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Gazeta Shneta.

I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në ndalim 48 orësh me vendim të prokurorit.

Lexoni njoftimin e plotë nga Policia:

Mundësonte pajisjen me dëshmi-pasaportë të vaksinimit Covid 19, pa u vaksinuar fare, duke i futur të dhënat e personave edhe në sistemin e vaksinimit të një shteti tjetër, i dyshuari arrestohet nga Policia e Kosovës

Prishtinë, 04 tetor 2021

Sot më datën 04.10.2021, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinës pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka realizuar një operacion policor të suksesshëm me ç ‘rast është arrestuar personi i dyshuar me iniciale (B.M.) lidhur me dyshimet se i njëjti merret  me veprimtari të kundërligjshme të pajisjes me dëshmi-pasaportë të vaksinimit Covid- 19 të Republikës se Serbisë, pa u vaksinuar fare.

I dyshuari kundrejt shumës së pagesës ka mundësuar pajisjen me dëshmi-pasaportë të vaksinimit Covid 19 pa u vaksinuar fare, duke i futur të dhënat e personave edhe në sistemin e vaksinimit të Republikës së Serbisë.

Me këto veprime personi i dyshuar i lartcekur me iniciale (B.M.), dyshohet se ka  kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”  sipas kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK-ës)

Ndaj të dyshuarit pas intervistimit, Prokurori i Shtetit nga Prokuroria kompetente ka nxjerrë aktvendim mbi ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejme.

Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit mbetet e përkushtuar që në bashkëpunim me autoritetet tjera shtetërore të parandaloj veprat penale dhe me profesionalizëm të luftoj çdo veprim të kundërligjshëm që cenon sigurinë apo shëndetin e qytetarëve të vendit në një mënyrë apo tjetër.

Artikulli paraprakTri klinika të QKUK-së u bënë bashkë për ta shëruar një foshnje të porsalindur
Artikulli i rradhës Në ShSKUK po trajtohen 165 pacientë nga COVID-19

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.