Nga 2,332 testime të kryera janë konfirmuar 31 raste të infektimit me Covid, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSh).
Fatmirësisht, brenda 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga Covid shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 150 qytetarë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive ka rënë në 924.
Mes tjerash, MSh-ja ka bërë të ditur se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 7,154 doza të vaksinës anti covid./GazetaShneta/