Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gratë deputete në mbështetje të kërkesave të SHSKUK-së për kancerin e gjirit

Lajme 20/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Grupi i grave deputete të Kuvendit të Kosovës kanë vizituar sot Klinikën e Onkologjisë në QKUK në kuadër të muajit Tetor kundër kancerit të gjirit.

Deputetet ndëgjuan kërkesat dhe shqetësimet e stafit mjekësor, pacientëve si dhe menaxhmentit të SHSKUK-së. Këta të fundit kanë informuar gratë me problemet lidhur me furnizimin me barna, si dhe shtimin e kapacitetit të mamografëve nëpër spitalet e përgjithshme.

Në anën tjetër deputetet kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të shtyrë përpara kërkesat dhe nevojat e tyre në Kuvendin e Kosovës dhe Qeveri.

Njoftimi i plotë nga SHSKUK:

Në kuadër të muajit tetor, që ndryshe njihet si muaji i luftimit të kancerit të gjirit, Grupi i Grave  Deputetete, të shoqëruara nga ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, vizituan Qendrën Klinike Universitare dhe u pritën në takim nga kryesuesja e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Agreta Gecaj- Gashi, dhe drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Tinka Kurti, bashkë me kryetaren e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku, deputetet Vlora Dumoshi, Duda Balje, Albana Bytyçi dhe drejtoreshën ekzekutive të Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjiri “Jeta Vita”, Nafije Latifi, dëgjuan kërkesat dhe nevojat për rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për gratë e prekura me kancer, të cilat i paraqitën drejtuesit e SHSKUK-së.

Kryesuesja e Bordit të SHSKUK-së, Gecaj- Gashi, shprehu shqetësimet e saj në lidhje me Ligjin për Prokurimin dhe kërkoi ndryshimin e tij, në mënyrë që të eleminohen të gjitha procedurat burokratike për blerjen e barnave.

Pas vizitës në Klinikën e Onkologjisë, drejtori Krasniqi theksoi domosdoshmërinë e rritjes së buxhetit për furnizimin me barna dhe material shpenzues, nevojën për rekrutim të stafit të ri, në veçanti të infermierëve, si dhe nevojat për përmirësim të infrastrukturës dhe për furnizim me pajisje mjekësore.

Gjithashtu, drejtori Krasniqi bëri të ditur se janë në pritje të mamografëve për Spitialin e Ferizajt, të Mitrovicës dhe Gjilanit, që do ta kompletonte furnizimin me këtë pajisje të të gjitha spitaleve.

Ndërkaq, ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se do të bëjnë përpjekje që të gjitha kërkesat të ngrihen në nivel institucional, ndërsa njoftoi se “Fondacioni Jahjaga” do ta pajisë me një mamograf  Komunën e Kamenicës.

Duke folur për kërkesat e pacientëve dhe stafit shëndetësor, kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Tinka Kurti, tha se ju takon që si deputetë t’i paraqesin ato dhe të ngulmojnë fort në to, deri në realizim.

Artikulli paraprakMbi 600 raste të infektimti me Covid janë regjistruar në Shqipëri brenda 24 orëve të fundit
Artikulli i rradhës Kongresi i pestë i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë mbahet më 22-23 tetor

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.