Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bejiqi mohon se i kërkoi para prindit të fëmijës, thotë se intervenimi kryhet në QKUK bashkë me mjekët italian

Lajme 29/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pediatri Ramush Bejiqi ka reaguar ndaj një postimi ku akuzohet se i ka kërkuar para prindit të një fëmije për t’ia dhënë nënshkrimin për trajtim jashtë vendit.

Kardiologu dhe pediatri Bejiqi e ka mohuar një gjë të tillë dhe ka thënë se operacioni i fëmijës në fjalë kryhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga grupi i mjekëve italian të cilët do të vijnë në Prishtinë në nëntor, shkruan Gazeta Shneta.

Këtë, thotë Bejiqi, ia ka sqaruar edhe prindit, por sipas tij ai ka insistuar t’ia nënshkruaj dokumentin për trajtim jashtë vendit.

“Unë ia kam sqaruar prindit së pari se fëmija ende nuk është i gatshëm për operacion pa arritur peshën e duhur mbi 15 kilogram, si dhe i kam treguar se intervenimin mund ta kryejmë në QKUK në nëntor kur të vijnë mjekët italianë”, ka deklaruar Bejiqi.

“Ju e dini që sipas udhëzimit administrativ unë nuk mund të nënshkruaj një intervenim për trajtim jashtë vendit, i cili mund të bëhet edhe në Kosovë”.

Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Prishtinës Leonora Shabani-Bajraktari gjatë ditës së djeshme ka akuzuar Bejiqin se i ka kërkuar prindit të fëmijës 15 mijë euro për t’ia dhënë nënshkrimin për trajtim jashtë vendit në një institucion në Turqi që do t’i kushtonte 35 mijë euro.

Diagnoza e fëmijës është PDA ose e njohur ndryshe si ‘ductusi’. Në këto raste fëmijët lindin me një enë të gjakut të hapur në zemër dhe nëse nuk mbyllet vetvetiu, atëherë nevojitet intervenim me kateter.

Por për këtë intervenim një spital në Itali ku punon kardiokirurgu Francesco Santoro, kushton jo më shumë se 12 mijë euro. Santoro është një nga mjekët e grupit italian që do të vijnë në Kosovë për të kryer intervenime. Megjithatë në një bisedë me Bejiqin përmes telefonit ai ka konfirmuar se çmimi i intervenimit për PDA është 12 mijë euro. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFSSHK kërkon nga Kurti që ta vendos projektligjin e pagave në buxhetin e vitit 2022
Artikulli i rradhës ‘Proteza vizuale’ sjell një vizion artificial tek një grua e verbër

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.