Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) në Mbretërinë e Bashkuar ka miratuar molnupiravir – një pilulë e zhvilluar për të trajtuar COVID-19.
Provat klinike zbuluan se bari i zhvilluar nga Merck, përgjysmoi rrezikun e pranimeve në spital dhe vdekjeve nga COVID-19, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
MHRA ka aprovuar barin për përdorim te njerëzit me simptoma të lehta deri të moderuara dhe të paktën ata që kanë një faktor rreziku për zhvillimin e formës së rëndë të COVID-19.
Në një deklaratë, sekretari i shëndetësisë Sajid Javid tha se:
“Sot është një ditë historike për vendin tonë, pasi Britania e Madhe është tani vendi i parë në botë që miraton një antiviral që mund të merret në shtëpi për COVID-19”. /Gazeta Shneta/