Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Flet nëna që solli në jetë trinjakë, tregon si e përjetoi shtatzëninë dhe lindjen

Lajme 14/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mimoza Blakaj nuk kishte planifikuar asnjëherë që të sillte në jetë tre fëmijë. Por ajo ka sjellë trinjak në Spitalin Lindja.

Ajo tregon se bashkë me bashkëshortin e saj kishin planifikuar që të sillnin në jetë një fëmijë fillimisht, e pas disa viteve të mendonin për shtatzëninë e dytë.

“Por nuk po u dashke me bo plane. Asnjëherë nuk e kam menduar me i pas tre fëmijë”, ka treguar ajo.

Nëna Mimoza vizitat i kishte kryer tek gjinekologu Dr. Dërgut Aliu në Spitalin Lindja. Fillimisht mjeku kishte vërejtur binjak, por i kishte kërkuar asaj që ta vizitonte sërish pas dy jave.

“Në kontrollën e parë më ka thënë dy. Doktori më tha urime se je shtatzënë me binjakë. U gëzuam dhe ju treguam të gjithëve. Pas dy javësh në kontroll, e pash se doktori ishte i qetë. Më tha se janë tre fëmijë. Por unë nuk i kam treguar askujt deri në momentin që kam lindur”.

“Momentin që e kam kuptuar që janë tre, fillimisht më ka kap paniku. Kam dal nga ordinanca menjëherë. Java e parë ka qenë shumë e rëndë sepse nuk e kam dit se si me reagu. Zgjohesha në orët e mëngjesit sepse nuk e dija nëse do të përfundonte shtatzënia mirë”, ka treguar ajo.

Mimoza ka thënë se ka pasur përkrahjen 100 për qind nga bashkëshorti i saj. Ajo tregon se trenjakët kanë lindur për 20 sekonda.

“Kur i kam takuar dy fëmijët e parë, kam qenë në panik dhe merak për tjetrin. Qëllimi im ishte që të dilja bashkë me tre fëmijët dhe pas një muaji, pas shumë analizave, dola bashkë me tretë në krahë”, ka treguar ajo.

“Java e parë ka qenë shumë e rëndë. Kam menduar se nuk do të mundem me ia dal me të tretë. Por ishin dy mundësi, me marr vetën e me u kujdes për ta, ose me vazhdu me qajt. Emrat kanë qenë ide e burrit nga filmi Troja, por edhe mua më kanë pëlqyer”, ka treguar ajo.

Lindja është kryer në Spitalin Lindja dhe foshnjat janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Artikulli paraprakDhurimi i gjakut gjatë shtatzënisë, i sigurt apo jo
Artikulli i rradhës Klinika e Endokrinologjisë nderoi me mirënjohje profesorë, specialistë dhe infermierë në Ditën e Diabetit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.