Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rezultatet e testit me shkrim në konkursin për drejtorë të klinikave, ja ku është garë më e fortë

Lajme 24/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka publikuar rezultatet e testit me shkrim të kandidatëve për drejtorë të 11 klinikave të QKUK-së. Në disa prej tyre kishte pak interesim, ndërsa në disa të tjera pritet të jetë garë e fortë. Kandidatët që kanë fituar më shumë se 42 pikë do t’i nënshtrohen intervistës me gojë

Nëse shkon gjithçka sipas procedurave, Klinika Infektive në QKUK pritet të bëhet me drejtor me mandat të plotë pas tre viteve. Në testin me shkrim në konkursin për drejtor të kësaj klinike, kandidati Arben Vishaj ka fituar 62 pikë. Ai ka pasur edhe tre kundërkandidat, por Gëzim Morina ka abstenuar nga testi ndërsa Veli Rexha dhe Njomza Geca nuk i kanë plotësuar kushtet për kandidim.

Konkursi për drejtor në Klinikën e Pulmologjisë është shpallur për herë të dytë. Por edhe kësaj radhe ka kandiduar vetëm Musa Hoxha, i cili mban edhe pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit i emëruar vitin e kaluar pas dorëheqjes së Rukije Mehmetit. Hoxha ka fituar 44 pikë në testin me shkrim dhe do t’i nënshtrohet tutje procedurës për intervistim me gojë.

Në Klinikën e Kirurgjisë Plastike kanë kandiduar katër specialistë. Në test kanë hy tre kandidatë, Violeta Zatriqi e cila ka rezultuar me më së shumti pikë, 68 sosh, Zejnë Buja me 46 pikë, ndërsa nga testi ka rënë Agim Berisha me vetëm 10 pikë. Ndërkaq kandidatja Vildane Ismajli Osmani nuk i ka plotësuar kushtet për kandidim.

Në Klinikën e ORL-së kanë garuar tre kandidatë. Të tre i janë nënshtruar testit me shkrim por asnjëri prej tyre nuk e ka kaluar. Abdurrahman Zogaj ka dal me 37,5 pikë, Arsim Behramaj me 30 pikë, dhe Xhevdet Latifi me vetëm 10 pikë.

Në Klinikën e Biokimisë Mjekësore për dallim nga konkursi i parë ku ishte vetëm një kandidat, në konkursin e dytë përveç Shemsi Veselit dokumentet i kanë dorëzuar edhe Syzana Hadërgjonaj dhe Valdete Haxhibeqiri. Ndonëse i kanë plotësuar kriteret, të dyja kanë abstenuar nga testi ndërsa Veseli ka fituar 43 pikë.

Në Klinikën Emergjente në QKUK kanë kandiduar tre mjekë, ish-drejtori Basri Lenjani, Naser Syla dhe Valdet Berisha. Ky i fundit nuk i ka plotësuar kriteret, ndërsa Lenjani nuk e ka kaluar testin duke rezultuar me 34 pikë. Syla ka shkuar tutje me 62 pikë.

Garë më e fortë pritet të zhvillohet për pozitën e drejtorit të Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv. Aty kanë kandiduar dy mjekë dhe të dy e kanë kaluar testin me shkrim. Bëhet fjalë për ushtruesin e detyrës Gazmend Spahija i cili ka rezultuar i pari me 68 pikë, ndërsa i dyti është Rexhep Gjyliqi me 44.5 pikë, shkruan Gazeta Shneta.

Për të parin e Klinikës së Neurologjisë nuk ka pasur interesim. Në fakt ka qenë një kandidat, Rushit Jashari i cili i ka plotësuar kriteret, por i njëjti nuk i është nënshtruar testit me shkrim.

Në Neurokirurgji kanë kandiduar Besnik Elshani, Feti Ahmeti dhe Faik Qosja. Elshani ka arritur 57 pikë në testin me shkrim, Faik Qosja vetëm 4 pikë, ndërsa Ahmeti ka abstenuar nga testi.

Në Gastroenterologji poashtu kanë kandiduar tre specialistë. Fitore Komoni-Bejta ka dal e para në test me 57 pikë, ndërsa dy kandidatët tjerë Skender Telaku me 26.5 pikë dhe Remzi Berisha me 15 pikë nuk e kanë kaluar testin me shkrim.

Garës për drejtor të Klinikës së Endokrinologjisë i kanë hyrë katër kandidatë, por vetëm një prej tyre do të shkoj tutje në intervistën me gojë. Merita Emini-Sadiku ka marr 69 pikë në test, ndërsa nga testi kanë rënë Arbersha Haxhibeqiri me 38 pikë, Nadije Morina-Kuqi me tetë pikë si dhe Rozafa Olloni-Nikaj me vetëm tre pikë.

Kandidatët do të kenë mundësinë të ushtrojnë ankesë deri më datën 25 nëntor, ndërsa mund të shohin testet e tyre më 26 nëntor.

Kujtojmë se ndaj këtyre rezultateve ka reaguar Basri Lenjani i cili deri më tani ka udhëhequr me Klinikën Emergjente. Ai e ka lënë këtë pozitë në mënyrë demontrative duke thënë se do të ndjek të gjitha procedurat ankimore ndaj rezultateve të testit. Lenjani ka hedhur akuza në drejtim të menaxhmentit duke thënë se rezultatet ishin të ndikuara politikisht dhe nga Bordi i SHSKUK-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMbi 28 mijë raste të infektimit janë regjistruar në 24 orët e fundit në Poloni
Artikulli i rradhës Ministri Murati: FSSHK ka përfituar mbi 3 milionë euro, ku shkuan këto para

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.