Nga 2,236 testime të kryera, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid në 24 orët e fundit.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, brenda kësaj periudhe është raportuar një rast i vdekjes nga Covid shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, gjashtë qytetarë janë shëruar, kurse aktualisht në vendin tonë ndodhen 331 raste aktive.
Së fundmi, MSh-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 2,999 doza të vaksinës anti covid./Gazeta Shneta/




