Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK thotë se kurseu 1.5 milion euro në furnizimin me oksigjen për 9 muaj

Lajme 11/12/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka dal me një kumtesë ku ka deklaruar se janë kursyer 1.5 milion euro për 9 muaj me furnizim të oksigjenit medicinal.

Sipas SHSKUK ky buxhet është kursyer fal instalimit të tankeve të oksigjenit të lëngshëm në QKUK dhe spitale të përgjithshme, transmeton Gazeta Shneta.

“Nëse nuk do të ishin instaluar cryo-tanket, ShSKUK do të shpenzonte rreth 2  milion euro për oksigjen të gazët me bombola,  pra vetëm për 9 muaj në spitalet e përgjithshme (pa llogaritur fare këtu QKUK) pra, janë kursyer mbi 1.5 milion Euro në furnizimet me oksigjen”, thuhet në komunikatë.

Lexoni komunikatën e plotë:

ShSKUK: Për 9 muaj u kursyen 1.5 milion euro në furnizim me oksigjen

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës për 9 muaj ka kursyer mbi 1.5 milion euro në furnizim me oksigjen. Këto kursime u mundësuan falë investimeve të bëra në QKUK dhe spitalete përgjithshme për instalim të rezervuareve të oksigjenit, duke mundësuar furnizimin me oksigjen të lëngshëm dhe duke hequr nga përdorimi cilindrat (bombolat e oksigjenit) të cilat kanë shkaktuar shpenzime shumë më të mëdha, furnizimi ka qenë më i vështirë, sidomos në spitalet  e përgjithshme që nuk kanë pasur rezervuare të furnizimit të lëngshëm me oksigjen.

Në një raport/analizë të shpenzimeve të oksigjenit të lëngët për periudhën 9 mujore të vitit 2021 (janar-shtator 2021) rezulton se vetëm në spitalet e përgjithsme janë shpenzuar rreth 900 mijë L oksigjen (e shprehur në vlerë financiare rreth 400 mijë Euro). Nëse nuk do të ishin instaluar cryo-tanket, ShSKUK do të shpenzonte rreth 2  milion euro për oksigjen të gazët me bombola,  pra vetëm për 9 muaj në spitalet e përgjithshme (pa llogaritur fare këtu QKUK) pra, janë kursyer mbi 1.5 milion Euro në furnizimet me oksigjen.

Poashtu, këto kursime u mundësuan edhe falë zgjerimit  me oksigjen qendror në dhomat e pacientëve si në QKUK, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme.

ShSKUK ka instaluar rezervoarët për furnizim me oskigjen të lëngët në të gjitha spitalet e përgjithshme, ndërkohë ka rritur kapacietet edhe në QKUK.

Nga kapaciteti 20 ton që kishte në QKUK, tashmë ka 35 ton, kurse në spitalet e përgjithshem që nuk kishte fare, tashmë ka kapacitet për furnizim me 55 ton me oksigjen të lëngshëm. ​

Artikulli paraprakKy është laboratori i vetëm në Kosovë ku bëhet testimi për Hepatitin B me RT-PCR
Artikulli i rradhës Këta janë Stafi Drejtues Mjekësor i Laboratorit Cambridge Clinical në Prishtinë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.