Për herë të dytë në po aq ditë, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), ka dhënë autorizim për përdorim emergjent për një pilulë antivirale hetimore për trajtimin e COVID-19. Këtë herë është molnupiraviri i Merck-ut.
Sipas kompanisë, nën autorizimin e përdorimit emergjent, bari Molnupiravir mund të trajtojë COVID-19 të butë deri në mesatar te të rriturit që kanë rezultuar pozitivë për sëmundjen dhe ata që janë në rrezik të lartë për formën COIVD-19 të rëndë, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
“Në studime e kryera, bari reduktoi rrezikun e shtrimit në spital në pacientët me rrezik të lartë me 30 për qind kur jepet brenda pesë ditëve nga fillimi i simptomave,” thotë Dr. Priya Sampathkumar, eksperte e sëmundjeve infektive në Klinikën Mayo.
Sipas Dr. Sampathkumar, bari ka më pak ndërveprime me medikamentet e përdorura zakonisht dhe më shumë doza janë blerë paraprakisht nga qeveria e SHBA, kështu që do të jetë më i disponueshëm në një afat të shkurtër.
“Ndërsa një ulje prej 30 për qind e shtrimeve në spital duket zhgënjyese, kjo mund të balancohet nga disponueshmëria e shtuar dhe ndërveprimet më të vogla të barnave”. /Gazeta Shneta/




