Një zyrtare e lartë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, paralajmëroi kundër vendeve që mendonin se kishin kaluar më të keqen e Covid-19, pasi shkalla e infeksionit u ul pas variantit Omicron.
Maria Van Kerkhove, duke folur me Sophie Raworth në BBC One, tha se: “Ju mund të jeni jashtë valës së fundit të Omicron. Në shumë vende si Mbretëria e Bashkuar, që ka një nivel të lartë të imunizimit në mesin e popullsisë nga infeksioni dhe mbulimi i vaksinimit, ju do të shihni një ndryshim në vazhdim. Jemi në një fazë tjetër të pandemisë.
“Megjithatë nga 10 miliardë doza vaksinash që janë administruar deri më sot ka ende 3 miliardë njerëz që presin dozën e tyre të parë. Është një problem global, ne duhet ta trajtojmë atë me zgjidhje globale.”
Ajo shtoi se: “Nuk do të përfundojë me këtë valë të fundit me Omicron, dhe nuk është varianti i fundit për të cilin do të dëgjoni të flasim”. /Gazeta Shneta/