Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Pejës me mungesë të infektologëve

Lajme 28/02/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjendja aktuale me pacientë të prekur me COVID-19, barna esenciale e po ashtu edhe me mjete mbrojtëse në Spitalin e Pejës është stabile, por në këtë spital thonë se ka mungesë të infektologëve.

Kushtrim Krasniqi, kardiolog pranë Spitalit të Pejës, ka thënë se ka mungesë të infektologëve, por shpreson që të ketë mjekë të tjerë të interesuar e sidomos në repartin e infektives.

“Në spitalin e Pejës kemi mungesë të infektologëve. Aktualisht është vetëm një mjek, specialist infektolog dhe shpresojmë që në të ardhmen të kemi mjekë të tjerë që i bashkëngjiten spitalit të Pejës dhe repartit të infektives”, tha Krasniqi.

Ai tha se aktualisht janë dy pacientë me COVID-19, por që gjendja e tyre është stabile.

“Aktualisht kemi vetëm dy pacientë të infektuar me virusin COVID-19, të cilët janë të shtrirë në repartin e infektives dhe gjendja momentale e tyre është stabile. Normalisht janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe terapi tjetër protokollare, e cila zbatohet në Kosovë. Për momentin kemi shtretër të mjaftueshëm për pacientë të tjerë me këtë virus, që për momentin normal ka rënë edhe fluksi i pacientëve me këtë virus”, tha ai për kp.

Ndërkaq fatmirësisht tha që nuk ka pasur asnjëherë mungesë të barnave e as masave mbrojtëse gjatë kohës së pandemisë.

“Mungesë të barnave nga lista esenciale nuk ka dhe nuk ka pasur asnjëherë gjatë kësaj kohe të pandemisë, pra vazhdimisht kemi pasur barna nga lista esenciale që hyn për trajtimin e pacienteve me COVID-19…Fatmirësisht prej fillimit të pandemisë kemi pas vazhdimisht mjete mbrojtëse për trajtimin e këtij virusi, pra asnjëherë nuk kemi pasur mungesë në këtë aspekt”, tha ai./telegrafi/

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakBie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë
Artikulli i rradhës 38 pacientë me oksigjeno-terapi nga COVID-19 në ShSKUK

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.