Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përfundon projekti ndërmjet komunës së Ferizajt dhe “Caritasit”, punëtorët tash e gjashtë muaj pa paga

Lajme 08/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Më 28 shkurt ka përfunduar projekti ndërmjet Komunës së Ferizajt dhe organizatës joqeveritare “Caritas Kosova”, ndonëse projekti dy vjeçarë nuk u vazhdua më, 325 punëtorë nuk janë paguar për punën e bërë tash e gjashtë muaj shkruan Gazeta Shneta.

Mos transferimin e pagave për punëtorët shëndetësorë të “Caritas Kosova” e ka konfirmuar menaxheri i kontratave të punëtorëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Xhevdet Haxhidema duke u arsyetuar se për shkak të bllokimit të llogarisë bankare të Komunës së Ferizajt nuk kanë arritur që të kryejnë pagesat me kohë.

“Për rrjedhojë nuk ka pas mundësi të bëhet pagesa e faturës në llogari të “Caritas Kosova”. Tani që llogaria e Komunës është liruar, në javën e kaluar janë paguar dy fatura, e rrjedhimisht edhe punëtorët i kanë marrë dy paga”, thotë ai për Gazetën Shneta, duke shtuar se shpreson shumë që së shpejti do të bëhet pagesa e të gjitha faturave.

Në janar të këtij viti mësimdhënësit e komunës së Ferizajt patën dërguat tek përmbaruesi komunën pasi që kjo e fundit nuk i kishte kryer disa nga obligimet financiare ndaj tyre dhe si rrjedhojë e kësaj ministria e Financave pati bllokuar xhirollogarinë bankare të komunës.

Në anën tjetër, drejtori i shëndetësisë në Komunën e Ferizajt thotë për Gazetën Shneta se gjatë muajit mars dhe prill do të bëhet transferimi i të gjitha pagave të mbetura.

Mantelbardhët të cilët për dy vite kanë punuar në qendrat mjekësore  në Ferizaj në kuadër të organizatës “Caritas Kosova”  shpesh herë janë ankuar për vonesa në paga dhe mungesë të kontratave të punës.

Përmes këtij projekti i cili zgjati dy vite kanë qenë të punësuar 325 punëtorë shëndetësor.

Aktualishtë në qendrat mjekësore në Komunën e Ferizajt janë vetëm 35 mjekë familjarë.

Problem me paga kanë edhe 19 punëtorë shëndetësor në Komunën e Shtimës të cilët poashtu punojnë në kuadër të “Caritas Kosova” për të cilën ka raportuar Gazeta Shneta.

Artikulli paraprakPuna gjatë shtatzënisë, çështjet që duhet ngritur në mesin e ngarkesave të shtuara të nënës
Artikulli i rradhës Shtyhet raportimi i Latifit në Komisionin për Financa, deputeti i VV-së kërkon edhe praninë e SHSKUK-së

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.